Policia ka arrestuar një person nga Haraçina me iniciale F.P. Ai është arrestuar mbrëmë në ora 12 e 40 minuta (pas mesnate) në Demir Kapi dhe dyshohet për transport të emigrantëve, transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 28.06.2018 në ora 00,40 në autostradën Gjevgjeli-Shkup te fshati Përdejci, një patrullë e përzier policore janë vërejtur dy vetura “Citroen Xantia: dhe “Nisan Primera” me targa të SHkupit, duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Shkupit. Ata nuk kanë respektuar shenjën e dhënë që të ndalen dhe kanë vazhduar të lëvizin. Policia ka ndaluar veturat 150 metra nga dalja për në Demir Kapi, kurse personat në vetura kanë filluar të ikin. Pas kontrollimit të terrenit janë gjetur 15 emigrantë nga Pakistani dhe një emigrant nga Afganistani të gjithë pa dokumente identifikimi. Pas verifikimit të bërë është konfirmuar se njërën veturë (Nisan Primera) e ka vozitur F.P. (24) nga Haraçina. Në vendngjarje ka dalë ekip hetues dhe po ndërmerren masa për gjetjen e personit të dytë që e ka drejtuar veturën dhe për ndriçim të plotë të rastit”, njofton MPB.

Loading...