Një pjesë e BDI do që në Qeveri të përfshihet edhe krahu i Lëvizjes BESA i udhëhequr nga Bilall Kasami. Siç mëson INA janë disa nga deputetët e BDI-së që po lobojnë tek Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, që edhe Kasami të bëhet pjesë e Qeverisë, duke i ofruar poste zv/ministrash dhe drejtori. “Jemi të interesuar edhe për dy deputetët e krahut të Kasamit të participojnë në Qeveri. Më mirë të jetë një BESË e plotë se sa e përgjysmuar, sepse në këtë rast bëhet fjalë për grupime që plotësojnë interesat e tyre”, thonë burime të afërta me BDI-në.

Por edhe kryeministri Zoran Zaev nuk ka parë asgjë të keqe që dy krahët e BESËS të përfshihen në Qeveri, për të krijuar më shumë stabilitet. Deri tani Zaev ka takuar kreun e njërit krah të BESËS, Afrim Gashi, ku disa media theksojnë se tashmë është arritur marrëveshja për tu përfshirë në Qeverinë e përbashkët. (INA)

Loading...