Një polic ka bë vetëvrasje, thuhet se është shqiptar

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se oficeri i Policisë së Kosovës, B.I, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan, po qëndronte me disa shokë të tij në një kafiteri të qytetit para se të ndërronte jetë.

Në një bisedë telefonike me Insajderin, kryeprokurori Maloku ka deklaruar se B.I. dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në tualetin e një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan. Sipad informatave të para, thuhet se polici tashmë i ndjerë ka qenë shqiptar.

“Ne jemi në hetimet e para, dhe këto hetime na thonë se ai ka qëndruar në një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan dhe aty kanë qenë me të 2-3 shokë dhe i kemi dëshmitarë”, ka thënë Maloku për Insajderin.

Sipas kryeprokurorit Maloku, trupin e pajetë të policit B.I. e gjetën shokët e tij.

“Ai [oficeri i policisë], ndërkohë, ka shkuar në tualet, kur shokët e tij shkojnë e gjejnë shtrirë aty”, ka thënë Maloku për Insajderin.

Kryeprokurori Maloku ka thënë se “tash jemi në hetime dhe të shohim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe krejt shenjat janë se ai ka bërë vetëvrasje”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. /Insajderi.com

Loading...