Një roman imagjinar për Putinin e pensionuar dhe me dementia

Ka një arsye pse Vladimir Putin dhe Donald Trump duket se e pëlqejnë njëri-tjetrin: të dy nuk e pëlqejnë realitetin.

Duhet leje e veçantë, për të mos thënë liri, të shohësh mbeturina dhe ta quash kopsht, dhe anasjelltas – në rastin e Putinit – të bëhesh avokat kundër korrupsionit derisa përdor fuqinë politike për përfitime personale: të bësh premtime një ditë dhe tjetrën ditë ta bësh të kundërtën.

Putin e ka transformuar aq shumë Rusinë (disa mund të thonë e ka restauruar) saqë e ka transformuar edhe vetë realitetin, shkruan “The New York Times”. Putinizmi duket të jetë i përhaput në gjithë vendin sikurse kanë qenë rregullat sovjetike dhe e gjitha kjo, pa makinerinë e një shteti totalitar.

Është performancë arti në skenën më të madhe botërore, që e bën vetëm edhe më të vërejtshme se Putini ka pasur pak paraqitje si subjekt i fiksionit. (Në Perëndim, ai mëton të prezantohet në romane spiunazhi: në Rusi, në alegori të përpunuara sureale).

Mbase realiteti i tij nuk kërkon shtjellim artistik. Por megjithatë libri “The Senility of Vladimir P.” i Michael Honigut e përbën një hyrje thelbësore në këtë fushë.

Njëzet e disa vite më vonë, pasi “ka qenë pesë herë president dhe dy herë kryeministër”, Vladimir, sikurse mëton t’i referohet ky roman, më në fund ka dhënë dorëheqjen për shkak se vuan nga dementia.

Loading...