Një Shkupjan rrehet me tre kumanovarë, ja kush janë

Sot në mëngjes (09.08.2018), rreth orës 03.40 minuta, në një diskotekë në PArkun e qytetit në Shkup është shkelur rendi dhe qetësia, njoftoi MPB. Siç transmeton Gazeta Lajm, në këtë diskotekë ka ndodhur rrahje mes personit D.P. (22) nga Shkupi nga njëra anë dhe tre personave nga Kumanova me iniciale T.D. (21), R.А. (26) dhe S.Т. (26), të gjithë nga Kumanova, në anën tjetër. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë rrahje kanë marrë lëndime në fytyrë. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

Loading...