Një shtetas i Maqedonisë është kidnapuar dhe është vrarë në Afganistan

Policia e Afganistanit ka njoftuar se një shtetas i Maqedonisë është kidnapuar dhe pastaj është vrarë në Afganistan. Sipas policisë së atjeshme, shtetasi i Maqedonisë është kidnapuar bashkë me një shtetas te Malezisë dhe një shtetas i Indisë, transmeton Gazeta Lajm. Të tre janë vrarë dhe janë lënë në rrugë, kurse pranë tyre janë lënë dokumentet personale. Ata kanë punuar ne një kompani private për shperndarjen e ushqimit.

Loading...