Një vajzë nga Ukraina është zhdukur në vendin e quajtur “Stanet e Shipkovicës” nën kodrën e diellit, njoftoi policia. 21 vjeçarja me inicialet F.O. është zhdukur mbrëmë rreth orës 18 e 30 minuta, kur e ka humbur rrugën duke u lëshuar përmes malit te vendi i quajtur “Sidol”, shkruan Gazeta Lajm. Pasi është paraqitur rasti, policia e SPB-së në Tetovë e ka gjetur ukrainasen dhe i ka ofruar ndihmë. F.O. ka qëndruar për kamping në afërsi, bashkë me Ј.М. (27) nga Gjermani dhe R.C. (20) nga Izraeli. Të tre pastaj kanë vazhduar bashkë qëndrimin në kamp.

Loading...