Prof. Dr. Pajazit Nushi, është njeriu i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, dijës dhe shkencës, por edhe çështjes sonë kombëtare. Ai, më të drejtë është vlerësuar ‘Simboli i dijës dhe i paqes’.

’Profesori i respektuar’, ‘Pedagogu ynë’, ‘Mendjendrituri’, e me emërtime të tjera.
Akademik Pajazit Nushi, u lind në Gjakovë më 8 janar 1933. Në vendlindje kreu shkollën fillore, si dhe shkollën normale.

Më 1955 i mbaroi studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit, dega e psikologjisë.

Më 8 qershor 1983 mbrojti diseratcionin e doktoratës “Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj” në gjuhën shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet e larta i kurorëzoi me mbrojtjen e tezës së doktoratës në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2000 u zgjodh anëtar me korrespondencë i ASHAK, kurse, që nga viti 2008 është anëtar i rregullt i kësaj Akademie.Akademik Pajazit Nushi ka ndërruar jetë më 2 shtator 2015, në moshën 82 vjeçare.

Loading...