Maqedoni

Njerëzit me zile mbi kokë

molla-sula-640x360-640x358

Për fat,sot, për dallim nga dje,duket se po përfundon rrëfimi bizar për Maqedonoidët si nismëtarë të
racës së bardhë.Po zhbëhet përalla për Maqedoninë si djep i civilizimit antik dhe për Maqedonasit si
pasardhës dhe trashëgimtarë ekskluzivë të Lekës të Madh dhe të perandorisë së tijë.
Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi
Lexova para do kohe një kuriozitet shumë interesantë. Në Mesjetë, në Skoci dhe në Angli, qenka
konsideruar një krim i madh të flisje keq për tjetrin, të shpifje, apo të përhapje lajme që nuk janë të
vërteta.Si dënim, thashethemexhinjëve, për mëkatin e tyre të madh, ju paskan vendosur një hekur
në fytyrë, që ua ka kapur kokën dhe ua paska shtypur gjuhën me një thikë. Ashtu,të shkretët
thashethemexhinjë, nuk paskan mundur të nxjerrin zë, pasi mekanizmi kishte qenë i kyçur me disa
çelësa dhe sipër kokës kishte pasur një këmbanë që bëntë zhurmë sa herë që lëvizte koka. Njerëzit
që dëgjonin atë zhurmë dilnin në rrugë të shikonin thashethemexhiun …
Teksa po frymëmerr ky tekst në këto orë të vona, po më vie të qeshë duke i paramenduar
thashemexhinjtë e sotëm me ato zile mbi kokë duke ecur qytetit. Do bëhej hataja nga zhurma e s’do
mund të flinte gjumë askush. Po të aplikohej sot ky dënim i çuditshëm që dikur kishte të bënte
kryesisht me gratë, jam i sigurtë se në të shumtën e rasteve burrat do ishin ata të cilëve do ua
prangosnin gjuhët dhe do ua vendosnin zilet mbi kokë. Por, lum e shyqyr për thashethemexhinjtë
modernë, thashethemet sot nuk sanksionohen, biles edhe mbrohen shumë shpeshë duke ua veshur
petkun e mendimit dhe fjalës së lirë.Hej zaman, zaman.
Por, të drejtosh pallavrat dhe fjalët boshe është punë Sizifi.Kjo, sepse vitet e fundit të jetesës tonë,
në planin mental i kthyen mbrapshtë akrepat e orës duke e rënuar në tërësi sistemin e vlerave dhe
duke krijuar idhuj e modele të rrejshme e të gabuara.Të kërkuarit e lumturisë dhe kuptimit të jetës
filloi t’i gjasojë një tikete llotarie e bastoreje. Mjerisht,në një ambient kësisioji, të trashëguar nga
një politikë vetëshkatëruese,Maqedonia po i bën shpurthjet e para për të ndryshuar kahet e zhvillimit
dhe progresit të vetë dhe të njerëzve që po jetojnë këtu dhe ëndërat po i shohin tjetërkund.
Për fat,sot, për dallim nga dje,duket se po përfundon rrëfimi bizar për Maqedonoidët si nismëtarë të
racës së bardhë.Po zhbëhet përalla për Maqedoninë si djep i civilizimit antik dhe për Maqedonasit si

pasardhës dhe trashëgimtarë ekskluzivë të Lekës të Madh dhe të perandorisë së tijë. Kuajtë e luanët
prej bronxi, shpatat e shtizat, përmendoret e turlifarë sojsëzi dhe ndërtesat prej stiropori që po
vërshohen nga disa pika shiu po konceptohen gjithnjë e më shumë si një Diznilend i variantit horror
dhe prodhim i një mendësie që nuk ishte fortë “tamam”.
Sëkëndejmi, histerizimi i opinionit të cilin po tentojnë t’a bëjnë disa eksponentë të regjimit të kaluar
përmes ndjelljes së frikës nga Ligji për gjuhët , nga shqipja dhe përhapja e sajë, është vetëm një
jashtëqitje e do figurave të strukura nën ombrellën e shovenizmit kulturor maqedonas. “Superioriteti”
maqedonas ndaj të tjerëve(në këtë rast ndaj shqiptarëve)paraqet vetëm një fluskë sapuni, siç ishte
një fluskë edhe përalla për antikitetin. Kjo fluskë është pjesë e thashethemnajave “politike”që
tentojnë të krijojnë atmosferë të nderë përpara hyrjes në fazën përfundimtare për zgjidhjen e
problemit të emrit të shtetit. Në Skocinë dhe Anglinë e Mesjetës, përhapësve të tezave të këtilla, jam
I sigurtë, do ju venin dry në gojë dhe zile mbi kokë.
Sidoqoftë, pas viteve turbulente që i kaloi Maqedonia e në të cilat injektoheshin doza të fuqishme të
patriotizëmit bosh në të cilin horrat kërkonin strehë sepse tjetër nuk kishin,një tjetër epokë dhe një
tjetër mundësi po shfaqet në horizont. Nëse deri dje orientimet euroatlantike përdoreshin vetëm për
të fituar pika politike nëpër fushata dhe në takime me ndërkombëtarët, sot orientimi eurotlantik po
fillon të nënkuptohet si top prioritet dhe patriotizëm kulminant.Dhe, kjo po ju bëhet e qartë gjithnjë e
më shumë edhe shqiptarëve, edhe maqedonasve.
Një Maqedoni e kyçur në NATO dhe UE nënkupton një Maqedoni me konteste të mbyllura të
mbrendshme e të jashtme, një shoqëri në të cilën barazia, mirëkuptimi dhe toleranca do
konsiderohen si çështje ekzistenciale dhe jo të imponuara,një shtet me kufinjë të hapur ndaj
Prishtinës e Athinës, Tiranës e Sofjes, një vend që nuk do e viktimizojë ardhmërinë e rinisë së vetë
për shkak të një prapashtese që, në fakt, kursesi nuk e rrezikon as dinjitetin e as dinjitetin e dikujtë.
Jam i sigurtë se Maqedonia që aktualisht gjendet në udhëkryq, do e qëllojë rrugën e drejtë nëpër të
cilën do vazhdojë të ecë. Tezat se “shteti do të shpërbëhet nëse ndryshon emrin dhe do
përvetësohet nga fqinjtë”, se “ndryshimi i emrit është një veprim konspirativ i sponzorizuar nga
muslimanët për të depërtuar më lehtë në Ballkan e Evropë”, se “lufta deri në shfarosje është e
pashmangshme” , janë një budallaki e llojit të vetë. Ato janë “teza” të thashemexhinjëve, të njerëzve
me zile mbi kokë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top