Njerëzve të këqinj si Hashim Thaçin nuk u dalin ëndrrat

Sali Berisha nuk mund të shtyhet me Hashim Thaçin, sepse para se Hashim Thaçi të thotë se Sali Berisha i ka mbushur tankset e Millosheviçit me naftë për m’i vra shqiptarët, këtë e ka thënë Bill Klinton. Edhe e ka lënë të shkruar vërejtjen e tij ndaj Sali Berishës.
Sali Berisha e ka kryer të veten. Ka vjedhur, ka shitur, ka mashtruar, i ka pasuruar fëmijët e tij, ka vrarë, s’ka lënë gjë pa bërë, ka ra shumë ultë, i ka shikuar gratë e huaja me dylbitë e Ali Pashës se kush me kë po e bën atë punë

Kimete Berisha
Duke dashur të bashkohemi me Preshevën, po prishemi me Shqipërinë.
Hashim Thaçit definitivisht po i ndryshon fati. Nga një njeri i durueshëm dhe stabil, egoist dhe i qëndrueshëm, kokëfortë dhe autoritar, që se bënte kënd hesap e i trajtonte armiqtë e tij me injorim dhe me ‘silent tretman’, ai tani po e humb qetësinë e tij e po na këshillon neve të mos shqetësohemi, sepse kujton se mbasi ai është i shqetësum- ish dasht automatikisht edhe na me bezerit.
Ai po rrebelohet pa kauzë, po bëhet impulsiv dhe s’po s’arrin dot ta fsheh frikën.
Çdo gjë që ka të bëjë me sigurinë, me stabilitetin, me paratë dhe me nervat e tij do të jenë të goditura.
Nëse në fund, kur do t’i humb të gjitha, dhe shpëton edhe pa e prishë niçahin, boll e ka.
Jo që çdo përpjetëze e ka teposhzën, jo që është njeri i keq apo i mirë, por thjesht për gjithkë vjen koha e ndryshimeve të papritura dhe shokante.
Kur Hashim Thaçi e përmend Preshevën t’i bashkohet Kosovës, ish dashur të nervozohet Serbia.
E Serbia nuk po nervozohet, por po vazhdon të nervozohet edhe më shumë Hashim Thaçi, i cili ashiqare po e përdorë Preshevën për ta mbuluar ndarjen e Kosovës.
Hashim Thaçi ka filluar të shahet me Sali Berishën nga frika se Sali Berisha i çon prej gjumi shqiptarët. Hashim Thaçi nuk e kupton se askush më nuk e merr seriozisht, as atë e as Sali Berishën.
Të hahesh me Sali Berishën sot është si të hahesh me varre. Anipse ka rrotë same që të mundë edhe për së vdekuri.
Sali Berisha nuk është normal, nuk e merr kush seriozisht, prandaj të shtyhesh me të është patetike dhe e kotë.
Sali Berisha nuk mund të shtyhet me Hashim Thaçin, sepse para se Hashim Thaçi të thotë se Sali Berisha i ka mbushur tankset e Millosheviçit me naftë për m’i vra shqiptarët, këtë e ka thënë Bill Klinton. Edhe e ka lënë të shkruar vërejtjen e tij ndaj Sali Berishës.
Sali Berisha e ka kryer të veten. Ka vjedhur, ka shitur, ka mashtruar, i ka pasuruar fëmijët e tij, ka vrarë, s’ka lënë gjë pa bërë, ka ra shumë ultë, i ka shikuar gratë e huaja me dylbitë e Ali Pashës se kush me kë po e bën atë punë.
Tjetër gjë që gruaja e Sali Berishës vet e ka pranuar publikisht se kur ka qenë e re e ka pas dëshirë me quajt Sllobodanka. Dhe dëshira i është realizu. Dhe askush nuk ia ka bë bjeshkë dëshirën për të qenë Sllobodankë.
Sali Berisha e ka hequr gajlen, ka kapitulluar, tashmë atij i kanë pushuar dhimbjet.
Kurse Hashim Thaçin e presin shumë shkallë për t’u rrokullisur në to.
Me pas qenë normal, nuk i kish pas hije Sali Berishës të bie në grackën e Hashim Thaçit dhe të deklarohet kot se mjaftojnë të drejtat e njeriut për preshevarët dhe se është kundër ndarjes së Serbisë, pra, kundër bashkimit të Preshevës me Kosovën.
Të ishte normal do ta kishte ditur se kjo punë se ka njet me ndodh. Se Hashim Thaçi nuk pyetet. Thjesht Hashim Thaçi ndarjen reale të veriut të Kosovës po e ndërron me bashkimin imagjinar të Preshevës me Kosovën, dhe njerëzit po ia marrin seriozisht ëndrrën.
Njerëzve të këqinj si Hashim Thaçin nuk u dalin ëndrrat.
Gënjeu sot ashiqare kur tha se Rugova ia ka ndalu Sali Berishës hyrjen në Kosovë.
Pastaj LDK ia demantoi rrenën me një rren tjetër, se kinse Thaçi me Nanon ia kanë ndalu Sali Berishës hyrjen në Kosovë.
Krejt po rrejnë. E vërtetë është se as Thaçi e as Rugova nuk ishin faktor vendimmarrës për t’ia ndalu hyrjen në Kosovë askujt.
Kronikat e UNMIK-ut i gjen edhe online, Kushneri ia ka ndalu hyrjen në Kosovë Sali Berishës dhe dihet pse.
Gjarpri nuk është gjarpër veç për të tjerët, por edhe për veten. Sepse vjen koha siç ka ardhur dhe gjarpri e ha edhe bishtin vet.
Le ta han. I bëftë mirë.
P.S. Përndryshe, buka nuk po u hahet shqiptarëve se a ndahet Mitrovica (se me Zveçan e Leposaviç edhe ashtu s’kemi asnjë sentimet), e a po i bashkohet Kosovës Presheva.
Gjithë ditën meshkujt ma të mirë i sheh tuj kcy e tuj lu. Njani sot në plazh nuk hezitojke, knojke në kor me shokë ‘Lulijen e majna në molla veç pse i ka vetullat e holla’ (anipse vetullat e holla s’janë ma n’modë’
Ka kalu ai zaman kur u knojke ‘thërret Prizreni ti moj Shkodër’, e u rrezitshin gjinja nën tingujt patriotik.
Në modë është ëndrra me ikë prej këtuhi, m’u pasuru si ma shpejt, m’u vesh e m’u mbath simbas modës së fundit, me pas kerr t’mirë, me qenë me dikë i martuar ama i lirë njëkohësisht, me lënë veten rehat dhe ku rafsha mos u vrafsha.
Nuk është rendi me shku kush mbas Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.
Me ditë ata se sa shumë ndjehen shqiptarët indiferentë ndaj çështjes, e kishin privatizu Kosovën brenda natës, nuk ka kush ua prishë.
Tani për tani.

Loading...