Njëri nga terroristët e Parisit ishte nga Mali i Zi!

Mediat gjermane janë të shqetësuara se njëri nga terroristët e Parisit ka udhëtuar përmes Austrisë dhe Gjermanisë për të shkuar atje, me maqinën e tij deng me revolverë, municione dhe disa kilogram TNT, njofton Bota sot.

“Personi, 51, që vinte nga Mali i Zi (nuk potencohet nacionaliteti), ishte kontrolluar nga policia e Mynhenit dhe i ishte gjetur sasi e madhe eksplozivi dhe revolverësh në maqinë,” shkruan gazeta më e lexuar austriake, krone.at, përcjell Bota sot. “Ai u arrestua dhe ka pasur lidhje me terroristët e mbrëmshëm në Paris, 13.11.2015.”

Kontrollet kufitare

“Ky shembull tregon se pse është nevoja e kontrolleve kufitare dhe sa e rrezikshme është hapja e kufijve,” thanë nga qeveria austriake pas zbulimit të rastit.
Personi nga Mali i Zi, sipas policisë udhëtonte drejt Parisit dhe se mbi 300 kilometra i kishte kaluar i qetë në Austri. Ai kishte udhëtuar nga Salcburgu në Mynhen, ku edhe ishte arrestuar.
Kjo shton shanset që ekstremistët të kenë kampet e veta të stacionuara në Ballkan./Bota sot

Loading...