Njeriu kafshon qenin, dënohet me 1 vit burg

“Kur një qen kafshon një njeri nuk përbën lajm, sepse ndodh shpesh. Por nëse një njeri kafshin një qen, ky po që është lajm”, është një prej shprehjeve më të njohura të gazetarisë.

Por ja që, David Etzel, një amerikan 37-vjeçar rezident në Florida, është dënuar me një vit burg me akuzën e mizorisë ndaj kafshëve pasi ka sulmuar dhe kafshuar qenin e mamasë, duke e lënë pjesërisht të verbër.

Loading...