Kërkimit të dy policëve nga Kosova të zhdukur natën e së shtunës në rrjedhën e lumit Lepenc, në pjesën e Maqedonisë, përveç policisë kufitare sot ju kanë bashkuar edhe njësitë speciale, raporton Televizioni SHENJA. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dy policët e zhdukur po kërkohen intensivisht në pjesën e Maqedonisë, prej kur kjo është kërkuar nga policia kosovare.

Dyshohet që rrjedha e lumit Lepenc t’i ketë sjellë këtej kufirit. Kërkimet nuk janë ndalur dhe se po vazhdojnë aq sa po u lejojnë kushtet atmosferike.

Në terren, në vendin e njohur si Vrazhivir, në afërsi të fshatit Bllacë, sot ka qenë edhe zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu, i cili është shprehur se gjatë ditës sotme kërkimit ju kanë bashkuar një numër i madh i forcave policore, ekipe të zjarrfikësve dhe ekipet e shpëtimit. Kjo sipas tij është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy shteteve.

Loading...