Ai mund të konsiderohet dhe si një “Edi Rama” në Turqi, pasi e ka pikturuar shtëpinë e tij me motive
të ndryshme dhe me një lloj koloriti si shijet e kryeministrit shqiptar.
Ai është 30-vjeçari Muhamet Yalcin me aftësi të kufizuara, përveçse në pikturë.
Në mungesë të letrës për pikturë që nuk ka mundur t’ja blejë i ati Hasan, ai filloi të pikturojë muret e
shtëpisë në kryeqytetin Ankara.
Në vitin 2009 ai ndoqi një shkollë pikture. Dhe çdo gjë që mësoiu në shkollë, plus imagjinatës e
telentit të lindur, është transferuar në muret e shtëpisë së tij.
Puna e tij mbështetet nga prindërit e tij Aysel dhe Hasan. Shumë turistë të huaj vijnë në shtëpinë e
tyre në Ankara për të shijuar artin e këtij 30-vjeçari. /tesheshi.com/

Loading...