Gresa Osmani, është një fotografe e re cila ka nisur të merret me këtë profesion që nga shkolla fillore, njofton Klan Kosova.

19-vjeçarja e cila me prejardhje është nga Kumanova, jeton dhe vepron në Prishtinë tash e një kohë. Ajo është studente e vitit të parë në Universitetin AAB në drejtimin e produksionit.

Gresa tregoi për klankosova.tv se përveç fotografisë merret edhe me pikturë ku edhe e zbërthen talentin e saj dhe ndjenjat përmes ngjyrave. Pra, pasioni i saj për fotografinë nuk është i rastësishëm sepse i lidhet me artin që e inspiroi të nisë punën në këtë drejtim.

Edhe pse në fillim të karrierës profesionale, fotografja ka marrë oferta të shumta bashkëpunimi edhe nga kompani të ndryshme.

Tutje, artistja tha se planet e saj për të ardhmen lidhen me rritjen e profesionalizmit në këtë lëmi dhe arritjen e suksesit në shkallën më të lartë artistike të një fotografie e cila paraqet përsosmëri dhe kuptimin e saj.

Për profesionin e saj, ajo është falënderuese ndaj familjes pasi që e ndihmuan dhe e mbështetën që të jetë e suksesshme në këtë rrugëtim.

Së fundi, 19-vjeçarja realizoi fotografi për këngëtarin e hitit “Tradhtare”, Skerdi, si dhe për Diona Fonën, e cila pritet që së shpejti ta publikojë klipin e saj të ri./klankosova.tvScreenshot_20180201-000357

FB_IMG_1517440181676

 

Loading...