Mal Junuzi nga Kumanova është talenti i radhës që po mahnit skenën e futbollit mbarëshqiptar. Junuzi për momentin është pjesë e Akademisë shqiptare të futbollit U15, Tiranë, shkruan gazeta Lajm.

Redi Jupi, menaxher i futbollit i Junuzit flet fjalë miradije për talentin e ri të futbollit.

“Mal Junuzi është sensacion shumë i madh. Potenciali i tij është vërtetë i rëndësishëm. Është një fëmijë që luan mesfushor- qendre. Pozicion që bën mirë në të dy fazat, si atë defanziv poashtu edhe ofanziv. Është i mirë teknikisht, i mirë taktikisht. Me gjeometri në kokë, di gjithmonë ku duhet të jetë dhe çfarë duhet të bëjë”, thotë mes tjerash Jupi.

“Fëmijët e këtij niveli ta zbardhin fytyrën, kudo që shkojnë”, është decid në mendimin e tij Jupi.

Kujtojmë se Mal Junuzi rrjedh nga një familje sportistësh nga qyteti i Kumanovës.

Loading...