Maqedoni

Njihuni me personin, që ka falsifikuar me qindra dokumente për 5 vite

policia-e-maqedonise-aksident-750x430

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni ka lëshuar padi për personin A.M (60) nga Shkupi që dyshohet  për falsifikim të dokumenteve zyrtare të lëshuara nga institucionet e vendit.

”Nga periudha 2012-2017 personi i dyshuar ka bërë falsifikim të dokumenteve zyrtare siç janë: Letërnjoftime, Leje vozitjeje, dëftesa të shkollave të mesme, vendime gjyqësore, marrëveshje për shit-blerje dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu, përveç lëshimit në përdorim të dokumenteve të rrejshme, ai ka falsifikuar edhe vullat e institucioneve të cilat tanimë janë të konfiskuara dhe të shkatërruara.” thonë nga PTHP-Shkup.

Dokumentet e falsifikuara të Maqedonisë nuk janë përdorë vetëm në Maqedoni por edhe jashtë shtetit

To Top