Instituti për hulumtime- Impakt ka prezantuar sot veglën “Përzgjedhja lokale”, që do të jetë e qasshme në gjuhën maqedone dhe në gjuhën shqipe në  www.lokalenizbor.mk nga fillimi i fushatës zgjedhore deri në ditën para heshtjes zgjedhore.

“Përzgjedhja lokale” është vegël online falas e cila u mundëson votuesve që të krahasojnë përcaktimet e tyre me ato të kandidatëve dhe partive që marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Qytetarët mund të përgjigjen në 20 prononcime të përzgjedhura me vëmendje për çështje të rëndësishme të grupuara në tërë fusha tematike: Urbanizëm dhe punë komunale, mbrojtje të mjedisit jetësor, siguri, transparencë dhe pjesëmarrje të qytetarëve, decentralizimi, zhvillimi ekonomik, kujdesi social dhe mundësitë e barabarta. Në fokus të veglës janë komunat: Aerodrom, Çair, Strugë, Strumicë dhe Rosomanë.

“Përzgjedhja lokale” është krijuar nga ekipi i hulumtuesve të Institutit për Hulumtime- Impakt. Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze. Info.@impact.or.mk ose frosina@impact.org.mk jane linqet që mund t’i kontaktoni për çdo informacion shtesë.

Këtu, për info shtesë, e keni linkun e fan page-it në facebook.

Loading...