NLB Banka reagon ndaj një shkrimi të publikuar në disa portale

NLB Banka ka reaguar ndaj një shkrimi me titullin “Rrëfimi i mërgimtarit që NLB Banka ia vodhi 300 mijë euro”të publikuar një ditë më parë në portalin gazetafjala.com, si dhe në disa portale tjera.

Sipas kësaj banke ky lajm ka shumë të pavërteta dhe pasaktësi.

“Natyrisht që situata reale është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë është paraqitur në këtë shkrim tendencioz. NLB Banka sqaron opinionin se nuk bie pre e shkrimeve të tilla, të cilat kanë për qëllim të prishin imazhin e Bankës, si një nga Bankat më të suksesshme në vend”.

“NLB Banka, do të pres verdiktin final të organeve të drejtësisë, dhe më pas do të veproj konform vendimit të gjykatës”.

“NLB Banka është e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin e ndërsjellë me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe me klientët e saj, të bazuar mbi besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në interes të përgjithshëm” thuhet në reagimin e kësaj banke,

Loading...