Noizy surprizon Sali Berishën në ‘Zonë e Lirë’ /VIDEO/

Diçka e paparashikuar ka ndodhur sonte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian CCanit.

Ndërsa ish-Kryeministri dhe njëkohësisht lideri historik i Parti Demokratike, Sali Berisha, teksa po diskutonte në emisionin “Zonë e Lirë”, ka ndërhyrë papritur nëpërmjet telefonit reperi i njohur Noizy, qëllimi i të cilit ishte thjeshtë ti jepte një përshëndetje të përzemërt “Doktorit”, shkruan Syri.net.

Pikërisht në telefonin e Arian Çanit mbërriti një video-telefonatë nga Noizy, i cili përshëndeti me dy gishta ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Arian Çani: “Po merr Noizy ndërkohë në telefon. Ja shife, është Noizy doktor. Flasim pastaj, jam i zënë me doktorin”.

Ndërkohë që në video shfaqet reperi i famshëm shqiptar i ngazëllyer, ndërsa bën simbolin e dy gishtave si një mbështetje për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e përshndeti më të njëjtin gjest.

Loading...