Nora tentoi t’i bashkohej ISIS-it, ndalohet nga policia turke?

Një 20 vjeçare nga Gjilani do të behej njëra nga vajzat e shumta nga Kosova që po marrin rrugën për në Siri. Gazeta Express merr vesh se ajo ishte në lidhje romantike me njërin nga dy të dyshuarit që së bashku dje tentuan të marrin rrugën për Siri.

Mori rrugën për në Siri për të qenë atje bashkë me të dashurin e saj. Por që ky rrugëtim iu ndërpre në gjysmë Nora Zuzakut nga Gjilani. 20 vjeçe u ndal bashkë me dy djem të tjerë në Turqi. Ajo ishte nisur për në Siri bashkë me njërin nga të arrestuarit, i cili dyshohej se ishte i dashuri i saj, e i cili gjithashtu u ndal nga policia e Kosovës.

Dyshohet se Nora ka qenë e martuar, por që e ka shkëputur këtë martesë për të filluar një jetë të re me të dashurin e ri, në tokën e premtuar të Shamit.

Gazeta Express ka raportuar se Tahir Isufi 29 vjeç nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjeç nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku 20 vjeçe nga Gjilani janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë në Turqi, rrugës për në Siri. Më pas ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.

 

Loading...