Normalisht që Messi: Kapiteni i ri e udhëheq Barcelonën drejt mbrojtjes së titullit! Në Nou Camp bie Alaves (Video)

Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga, e ku Messi shënoi një supergol. E veçanta e këtij goli është se Messi shënoi për herë të parë gol me shiritin e kapitenit. Ai po ashtu shënoi golin e 6000 në ligë të Barcelonës

Messi i ka prirë Barcelonës për të shënuar fitoren e parë këtë sezon kundër Deportivo Alaves në La Liga.

Kjo ishte ndeshja e parë si kapiten e Messi, të cilin shirit ai e trashëgoi nga Andres Iniesta.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, derisa Barcelona e dominoi takimin por ishte Alaves të cilët arritën që të mbrohen shumë mirë.

Edhe pjesa e dytë nisi ashtu sikurse e para, me Barcelonën e cila nuk po arrinte që të thyente mbrojtjen e Alaves.

U desh të vinte minuta e 64’të që të shkaktohet një faul në futbollistët e Barcelonës dhe kështu ai të shndërrohet në gol.

Kur të gjithë po mendonin që Messi do të gjuante lart, ai bërë një goditje taktike duke goditur zhagazi dhe kështu përfundon topi në rrjet.

Pas katër minutave që Messi shënoi golin e 6000 në La Liga për Barcelonën, ai goditi edhe shtyllën.

Zëvendësuesi i Samedos, Philipe Coutinho shënoi edhe golin e dytë për Barcelonën.

Ish lojtari i Liverpool shënoi një gol të bukur në minutën e 83’të.

Messi e rrezikoi edhe njëherë portën e Alaves në minutën e 87, por pa sukses.

Kur po shkonte ndeshja drejt fundit, në minutën e dytë shtesë, Messi shënon përsëri duke thelluar rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Barcelona fiton 3 pikë dhe merr kreun e tabelës të cilën e ndanë me Levanten. /GazetaExpress/

 

Loading...