Novi Sad: Mbishkrime “Kosova është Republikë”

Në total 12 grafite me përmbajtje të ndryshme janë gjetur nëpër rrugët e Novi Sadit në Serbi. Në mesin e grafiteve të fshira në muret e rrugëve të Novi Sadit ishin ato në përkrahje të Republikës së Kosovës, “Kosova është Republikë”, raportojnë mediat në Serbi.

Të tjera grafite ishin shkruar edhe kundër liderit të Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës dhe kundër Bors Tadiqit, transmeto Koha.net.

Mbishkrimet “Kosova është Republikë”, Liri fashizmit, vdekje popullit”, Serbia e serbëve” dhe të ngjashme ishin shkruar në rrugën “Limani II” dhe “Ravaniçka”. Ato janë fshirë më pas nga “Shoqata Anti-Grafit”.

Loading...