Komuna e Sarajit, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike Komunale “Saraj”, angazhohet në mënyrë aktive dhe sistematike dhe kontribonë që të ketë një mjedis sa më të pastër ekologjik. NKP “Saraj” veprimtarinë e saj nuk e zhvillon në gjithë terrenin e komunës së Sarajit, por në disa vendbanime, mvarëishtë zhvillimit të saj, ajo edhe zgjeron veprimtarinë e saj.

NPK “Saraj”, sot ka filluar të bëjë grumbullimin e mbeturinave edhe në vendbanimin Llaskarcë. Nga, udhëheqësi e kësaj ndërmarrje thonë se janë duke bërë plan që në të ardhmen sa më të shkurtë të operojnë në të gjithë territorin e komunës së Sarajit. Janë duke bërë një plan operativ që sa më shpejtë ta mbulojnë terenin në përgjithësi.

Gjithë ashtu, nga NKP “Saraj”, kërkojnë bashkëpunimin me qytetarët e komunës së Sarajit, në aspektin e pagesave, pasi që niveli i pagesës është shumë i ulët.

Më parë, NKP “Saraj”, filloi me grumbullimin e mbeturinave në vendbanimin Çajlanë dhe Semenishtë, dhe në fazë finale janë që të fillojnë edhe në Sfillare të Poshtme dhe në Sfillare te Epërme.

Gjithashtu, për momentin NKP “Saraj”, është duke u mar edhe me pastrimin e rrugës kryesore në vendbanimin Kondovë.

 

Loading...