NTERVISTË: Resmije Krasniqi: Gjithmonë më ka frymëzuar Shkurte Fejza

Intervistë me këngëtaren e këngëve folklorike dhe popullore Resmije Krasniqi. Ajo, rrëfen për muzikën dhe karrierën e saj.

Top-News: Si ka filluar karriera juaj si këngëtare?

Resmije Krasniqi: Karriera ime si këngëtare ka filluar shumë herët, duke filluar nga Shkolla Fillore, pastaj  në vitin 2004 jam inkuadruar në Shoqërinë Kulturore Artistike “ Shote Galica”- Drenas. Për këtë periudhë kamë punuar shumë në sferën e muzikës, konkretisht këngën.

Top-News: Kush ju ka shtyrë të merreni me muzikë?

Resmije Krasniqi: E thash edhe më lartë kamë filluar që në moshë të re, por më ka mbështetur familja dhe shoqëria.

Top-News: Si këngëtare e re që je, pse je e përcaktuar për zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike?

Resmije Krasniqi: Jam përcaktuar për zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike, sepse e ndjejë veten tamam për të prezantuar kulturën e mirëfilltë shqiptare. Kamë marrë pjesë në shumë evente të ndryshme kulturore në vend dhe jashtë vendit edhe atë ku janë prezantuar diversitete të ndryshme kulturash e tradita, por jam ajo unë që posedoj art, ku të njëjtën e ruaj dhe e kultivoj me fanatizëm dhe me krenari.

Top-News: Merë pjesë në shumë festivale folklorike në gjitha trojet shqiptare, e ke vështirë të prezantosh me veshje kombëtare?

Resmije Krasniqi: Kënga popullore e folklorike e kërkon veshjen kombëtare. Me vullnetin më të madh prezantoj me veshjet kombëtare, madje më bëjnë edhe të ndjehem krenare.

Top-News: Këndon live, apo?

Resmije Krasniqi: Nuk e kamë problem aspak të këndoj live, pasi që kamë zërë. Në të gjitha festivalet që prezantohemi me SHKA “Shote Galica” duhet kënduar live.

Top-News: A je e pranishme në festivale jashtë Kosovës?

Resmije Krasniqi: Jemi të pranishëm në shumë festivale në Kosovë dhe në gjitha trojet shqiptare, por edhe në vendet tjera jashtë Ballkanit. Në disa festival kemi arritur shumë shumë sukses ku kemi joshë publikun me prezantimin tonë, madje kamë marrë edhe disa çmime si këngëtare më e mirë.

Top-News: A ke oferta të këndosh edhe nëpër dasma, pasi tani fillon sezoni?

Resmije Krasniqi: Po. Marrë pjesë nëpër ahengje të ndryshme familjare dhe ndjehem shumë e respektuar ndaj dasmorëve që bëjnë përzgjedhjen time, që të jemë pjesë e gëzimeve të tyre. Këndojë maksimalisht që dasma të ketë sa më shumë atmosferë festive, pasi që është gëzim I rrallë dhe I veçantë.

Top-News: Karriera e cilit këngëtar/e kosovar  ju bën më shumë përshtypje?

Resmije Krasniqi:  Dihet, Shkurte Fejza, është këngëtarja që më bënë përshtypje pasi që është një shembull shumë I mirë për gjeneratat e reja në muzikë si dhe në vlerat kulturës skenike që posedon dhe mendoj se është e kompletuar.

Top-News: Keni bashkëpunim me kolegë këngëtarë?

Resmije Krasniqi: Po kam bashkëpunim të mirë edhe më këngëtarë tjerë, ku kam realizuar disa këngë dhe klipe.

Top-News: A I përdorë instrumentet muzikore (çiftelinë), apo vetëm je këngëtare?

Resmije Krasniqi: Jo, jamë vetëm këngëtare, por e dua melodinë e çiftelisë.

Top-News: Keni kënduar shumë këngë të ndryshme, cilat këngë i pëlqeni më shumë nga repertori juaj?

Resmije Krasniqi: Nuk dua të veçojë ndonjë, por këndojë këngë për të gjithë gjeneratat

Top-News: Keni një zë të bukur dhe të veçantë për këngë folklorike këtë e keni dhunti apo e keni arritur duke ushtruar në SHKA “ Shotë Galica”, ku edhe jeni anëtare?

Resmije Krasniqi: Faleminderit. Dhunti është por duhet punuar shumë.

Top-News: Përveç muzikës, me çka tjetër do t’ju pëlqente të merreni dhe pse?

Resmije Krasniqi: Për momentin merrem vetëm me muzikë. Nuk e kamë menduar që të merrem me diçka tjetër. Më pëlqen muzika.

Top-News: Supozojmë se keni ndonjë ëndërr të pa realizuar, nëse po, cila është ajo?

Resmije Krasniqi: Jo nuk e kam menduar ndonjëherë, për diçka që nuk e kamë arritur deri më sot. Gjithçka kam arritur në kohë dhe momentet e duhura. Kam zhvilluar karrierë gradualisht, edhe përkundër që kamë shumë punë për të bërë rreth muzikës në të ardhmen.

Këtu mund të klikoni për të dëgjuar dhe këngët e Resmije Krasniqi!

Loading...