Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ditën e 27 prillit ka qenë në takime në Kumanovë, ndërsa pasdite
ishte kthyer në shtëpinë e tij në Tetovë, thuhet në storjen e emisionit “KOD”.
Pak minuta para orës 18.00 ai është njoftuar nga zv/drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Besir Dehari
se çfarë po ndodhte në Kuvend. Nuhiu menjëherë i është paraqitur drejtorit të Byrosë së Sigurisë
Publike, Mitko Çavkov, por ai në orët e para të hyrjes në Kuvend i ka thënë se situata është në
rregull,transmeton INA.
Pas orës 18.00, Çavkov nuk i është përgjigjur më thirrjeve dhe porosive të Nuhiut. Ministri i
brendshëm atëkohë nuk ka marrë përgjigje edhe nga shefi i njësive për ndërhyrje të shpejtë. Nuhiu
ka qëndruar në MPB, por në orën 23.00 në shtabin operativ të MPB-së ka mbërritur Çavkov me
veshje sportive dhe duke biseduar në telefon. Në këtë moment ka ndodhur situatë e tensionuar mes
tij dhe ministrit Nuhiu. (INA)

Loading...