Të shtunën, Renova në stadiumin e qytetit në Tetovë e pret Pobedën e Prilepit. Kapiteni Fisnik Nuhiu vlerëson kundërshtarin, por shpreson se është koha e fundit që tu kthehen fitoreve në shtëpi.

“Ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari shumë të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm sidomos nga kundërsulmet, për këtë arsye nuk duhet tu japim hapësira që të zhvillojnë aksione të shpejta. Por, mendoj se jemi më kualitativ se Pobeda dhe duhet këtë ta vërtetojmë në ndeshje. Kemi probleme në ndeshjet në Tetovë, sepse kemi vetëm një fitore, por duhet kjo seri të përfundojë dhe shpresojmë që kjo të ndodhë nga ndeshja me Pobedën. Jemi të kompletuar dhe të gatshëm të japim maksimumin për tre pikë”, deklaroi kapiteni i Renovës, Fesnik Nuhiu.

 

Ndeshjet, java e 13-të
(e shtunë, ora 13:00)

Renova-Pobeda
Sileks-A.Pandev
Rabotnicki-Shkëndija
Shkupi-Vardar
Bellasica-Makedonija GJP

 

Renditja:
1.Shkëndija               28
2.Vardar                    28
3.A.Pandev                22
4.Pobeda                    17
5.Rabotnicki                     15
6.Renova                   16
7.Bellasica                 14
8.Mak. GJP                13
9.Shkupi                    12
10.Sileks                    11

 

Loading...