Nuk do të besoni çka u ka bë tetovari nënës dhe kunatës së tij!

Të dielën ka ndodhur një rast i pazakonshëm në Tetovë. Policia tetovare ka marrë thirrje ku është denoncuar rasti i dhunës familjare, transmeton Gazeta Lajm, ku një banor i Tetovës ka maltretuar nënën dhe kunatën.
“Më datë 29.07.2018 në ora 22 e 50 minuta është paraqitur se të njëjtën ditë rreth orës 20 në Tetovë, personi me iniciale H.U. fillimisht ka nënçmuar nënën e tij Xh.U. (61) dhe kunatën Y.Xh. (36), e më pas fizikisht e ka sulmuar nënën e tij. XH.U. ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Po punohet për ndriçim të plotë të rastit”, njoftoi policia.

Loading...