Ejup Berisha

Unë në të ardhmen do të duhet të quhem shtetas i Gorna Makedonisë hmmm kjo kështu nuk shkon pasiqë Gorna dhe Makedonia janë fjalë në gjuhën maqedonishte e jo në gjuhën shqipe. Psh pot ë më thonë se unë jamë shtetas i Maqedonisë së eperme kjo ka më shume logjike, kuptim estetikë dhe është e pranueshme për ne shqipëtarët. Nga ana tjetër përsëris se është shume e palogjikshme dhe e papranueshme zgjidhja që ofrohet nga Greqia në rastin e ndryshimit të emrit të Maqedonise si propozimi i tyre që vendi të quhet Republika Gorna Makedonija pa mundesi perkthimi në gjuhën shqipe. Çka propozohet pra propozohet që emri Republika Gorna Makedonija të përdoret ergaomnes për përdorim të përgjithshëm. Athua pse Greqia mundohet që një kontest gati dy dhjetvjeqar edhe pse un do të thoja që ky kontest është edhe më i vjetër se kaq. Lexues të nderuar ju informoj se në vitin 1987 gjatë një udhëtimi tim në Turqi përmes Greqisë me rastin e kontrollit të rregullt të udhëtarëve në kufirin grek një doganier grek me pati pyetur se nga jamë e unë ju pergjigja se jamë nga Maqedonia.Me atë rast ai u hidherua dhe u sikletos shumë sa që deshti të më godiste në kokë me një llampë nate në dore.Doganieri edhe njëhere me pyeti të njëjtën gjë dhe un ia dhash të njëjtën përgjigje dhe e morra të njëjtin reagim arrogant dhe agresiv prej doganierit grek,më pas një bashkudhëtar I imi në autobus më tha që unë mos ta përmend më emrin Maqedoni por të themë se jamë nga Shkupi.Kur doganierit grek i thashë se jamë nga Shkupi ai u qetesua. Prandaj se kuptoj se pse Greqia një kontest të tillë të ndjeshëm mundohet që ta zgjidh përmes palogjikshmërive që janë shumë të dukshme apo dhe pse shteti helenas po dëshiron që me një të gjuajtur të gurit të vret dy zogjë menjëher në rastin konkret maqedonasit dhe shqiptarët. Pyes publikisht se athua vallë Greqia deshiron zgjidhje të kontestit apo komplikim plotesues të zgjidhjes së kontestit rreth emrit. Në rastin konkret më shumë kemi komplikim plotësues të gjendjes sesa zgjidhje të problemit. Apo Greqia me konkretisht po dëshiron që ta komplikoj gjendjen e brendëshme ndëretnike këtu te ne. Kësaj ndryshe i thonë ta heq un problemin nga rendi i im i ditës ndërsa të tjerët e thefshin qafën apo u djegëshin dhe u bëfshin shkrumb e hi me të. Pra nëse pranohet propozimi grek që vendi ynë të quhet Republika Gorna Makedonija pa mundësi përkthimi në gjuhën shqipe atëher kjo do të jetë vërtetë tentim që krahas mohimit të identitetit maqedonas nga ana e Greqisë të mohoen edhe identiteti prejardhja e shqiptarëve por edhe gjuha shqipe. Ndërsa kjo gjuhë i ka specifikat dhe dallimet e saja në raport me gjuhët e tjera jo vetëm ballkanike por edhe me gjuhët e tjera botërore prandaj nuk ka kuptim që Greqia të insistojë që emri i ri i ndryshuar i shtetit tonë të mos mund të përkthehet edhe në gjuhën sbqipe. Ndersa une nuk do të pranoj që të quhem qytetar i Gorna Makedonisë e as shtetas Gornomakedonec jo pse e urrej gjuhën maqedonase larg këaj,por nga fakti se gjuha shqipe ka fjalë adekuate për përkthimin e fjalës Gorna që do të ishte E epërme.Do të përsëris edhe njëher un nuk do të doja të isha qytetar i shtetit Gorna Makedonia dhe as shtetas i saj por do të doja të isha qyetar dhe shtetas i Maqedonisë së epërme. Prandaj duke i pasur parasyshë këto fakte shqiptarët duhet të kyqen në nivel ekspertësh politik dhe gjuhësor në zgjidhjen e kësaj qështjeje e jo vetëm me politikanët që janë pjesë e pushtetit që edhe ata të parët të jenë pjesë e këtij procesi sepse politikanët tanimë të kyqur në rastin konkret më shumë i mbrojnë interesat e shtetit e jo edhe interesat gjuhësore dhe identitare kombëtare shqiptare. Keshtuqë duhet reaguar në kohë lidhur me qështjen e ndryshimit të emrit sa nuk është vonë përndryshe kontesti nga karakteri i një kontesti të jashtëm dy palësh do të mund të shëndrrohet në kontest të brendeshem ndëretnik këtu në Maqedoni.E nëse ka akoma njerëz që do të vehen në mbrojtje të intersava kombëtare identitare dhe gjuhësore shqiptare kjo nuk do të mund të ndodhë. Krizat duhet parandaluar e jo të reagohet me vonesë për mënjanimin e pasojave të tyre.Maqedonisë në momentin konkret nuk i duhet as krizë jashtme e më pak ndonjë krizë e brendëshme nderëtnike se do të rrezikohen proceset euroatlantike të saj. Prandaj themë se Greqia më përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit dëshiron jo zgjidhje të tij por komplikim plotësues të gjendjes së brendëshme politike dhe nderëtnike në RM që do të thotë se grekët duan që dy komunitet më të mëdha etnike këtu të fillojnë të zihen e ajo me shume kënaqësi ti fërkoje duart e kur dy vetë zihen i treti përher fiton.

Loading...