Nuk është arrestuar reisi Sulejman Rexhepi, por një kryetar komune (Video)

Mbrëmë është arrestuar kryetari i komunës Demir Hisar, Marjançe Stojanovski, i cili është marë në bisedë informative në polici. Pak para arrestimit të tij, në rrjetet sociale u publikua një incizim ku dëgjohet se si të punësuarve në një çerdhe fëmijësh në Demir Hisar u thotë se nuk duhet të harrojnë se vjen nga MPB-ja dhe se i përgjon bisedat e tyre, transmeton Gazeta Lajm.
Disa portale, në mesin e të cilëve edhe fokus.mk lajmin për arrestimin e Nikollovskit e kanë ilustruar me fotografinë e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Gabimi është përmirësuar menjëherë dhe është vendosur fotografia e kryetarit të arrestuar, i cili është zgjedhur nga radhët e LSDM-së.

Loading...