Nuk është mirë me e rreh policinë

Dikush po thotë se policia jonë është krejt e lodhët, po e rreh kush po don, edhe pozita, edhe opozita! Natyrisht, veç politika!
Në botë, policinë mundet me e rrehë veç mafia, por te ne mafi nuk ka! Krejt është politikë.
Ndoshta më mirë është kështu, se sikur të kishim një polici të fortë që kish me i rreh edhe pozitën edhe opozitën.
Sidoqoftë, më së miri , ndoshta, kishte me qenë që policia mos e ngucte krimin hiq, as atë në pozitë, as në opozitë, dhe këndej e tutje vetëm të shkruaj tiketa, se aty është fitimi i madh.
Edhe shpëton jetë, edhe ka profit më shumë se secila ndërmarrje në vend. Kështu, edhe policia nuk i ngucë bizneset, sepse ka indurstrinë e vet!
Kështu, vijmë deri te gjendja idilike, as policia se rreh kon, as kërkush se rreh policinë. /Fadil Lepaja

Loading...