Nuk jamë i befasuar nga vendimi i Presidentit të Republikës D-r Gjorge Ivanov për të mos e nënshkruar apo dekretuar ligjin për Përdorimin e gjuhëve të bashkësive tjera etnike në shtet meqë ai këtë vendim e bëri të ditur qysh në fjalimin e tij vjetor para Deputetëve të Kuvendit të Republikës të mbajtur më 26 dhjetor të vitit të kaluar.Fjalimi është obligim Kushtetues i tij dhe përmes tij ai i bën të ditura aktivitetet dhe veprimet që i ka ndërmarrë dhe punët që i ka bërë gjat vitit të kaluar dhe ato që e ka ndërmend ti ndërmerr dhe kryen gjatë vitit të ri. Por më shumë befason veprimi i Profesorit Gjorge Ivanov i cili në Fakultet ka ligjëruar Lëndë si Teoritë politike, Teoritë për Demokraci si dhe Filozofi politike se si i njëjti në kundërshtim me parimet intelektuale nuk kontribuon për ruajtjen e parimeve liberal-demokratike si dhe shkel parimin e respektimit dhe avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut duke mos e nësnhkruar ligjin Ky ligj gjithashtu kontribuon për sigurimin e barazisë së të gjithë qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve në shtet. Një ligj i tillë në fund të fundit është edhe shprehje e vullnetit të një popullate të tërë në Republikën e Maqedonisë në rastin konkret të shqiptarëve për përdorimin e gjuhës amëtare në komunikim me institucionet dhe organet e pushtetit qëndror. Vendimi negativ i Presidentit edhe pse ishte i pritshëm megjithatë është i pakuptimtë, absurd, i pashpjegueshëm dhe i pa precendent. Presidenti duke pretenduar se po e mbronë kushtetutën nga shkelja ai e shkel atë duke dëmtuar parimet e barazisë të të gjithë qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve por edhe paraqitet në rolin e kundërshtarit të interesave vitale të qytetarëve të të gjitha bashkësive etnike në shtet. Tanimë shumicës së tanishme Parlamentare nuk i mbetet gjë tjetër përpos që të demonstroj vullnet të plotë gjithashtu dhe largpamësi dhe ta miratoj edhe njëher Ligjin në fjalë.Dhe përmes tij të dëshmojë se dëshiron ta promovoj barazinë jo vetëm formale por edhe faktike të të gjithë qytetarëve, ta vërtetoj përcaktimin për vazhdimin e rrugës së reformave të cilat vendit do ti sigurojnë stabilitet dhe përparim dhe të kontribuoj në thellimin e bashkjetesës së të gjithë qytetarëve në shtet si dhe të punoj në integrimin sa më të shpejtë Euroatlantik dhe Europjan të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

Loading...