Rusia njoftoi se asnjë raketë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britanisë së Madhe dhe Francës nuk ka goditur bazat në Tartus dhe Hmeimim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes theksohet se sulmet ishin drejtuar ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile në Siri.

“Asnjë nga raketat kryqëzuese të SHBA-ve dhe aleatëve të saj nuk ka shkatërruar bazat në zonën e përgjegjësisë së forcave ajrore ruse në Tartus dhe Hmeimim”, shtuan nga Ministria ruse.

Si përgjigje e sulmit me armë kimike në Duma më 7 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca sot në mëngjes bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs, ndërsa mes tjerash bëhet fjalë, për depo të armëve kimike.

Loading...