Nuk ka deri tani shtetas të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të lënduar nga sulmet në Paris

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe sipas informacioneve të deritashme të zyrtarëve të MPJ-së, nuk ka konfirmime se ndonjë qytetar i Kosovës është plagosur në sulmet në Paris, bëhet e ditur në njoftimin e këtij institucioni. Gjithashtu edhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka konfirmime për ndonjë qytetar të vendit që mund të jetë dëmtuar nga këto sulme. Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka patur informim se në mesin e viktimave dhe të të plagosurve nuk ka shtetas të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Jashmte të Kosovës “qytetarët kosovarë të thërrasin në numrin e emergjencës të Ambasadës së Kosovës në Paris, kryesisht për të pyetur nëse mund të udhëtojnë nga Parisi për Prishtinë apo anasjelltas dhe se a janë të hapur kufijtë për udhëtim në Francë. Gjithashtu, një numër i qytetareve të cilët mbrëmë nuk kanë arritur të kontaktojmë me familjarët e tyre që jetojnë në Paris, po telefonojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Paris për të pyetur për ndonjë informatë në lidhje me ta”.

Në njoftim theksohet se ambasada kosovare në Francë është duke përcjellë me kujdes të gjitha zhvillimet në Paris dhe mbetet në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në rast nevoje.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe se nuk ka deri tani konfirmim për të vdekur apo të plagosur.

Ky institucion iu bën thirrje shtetasve shqiptare që gjenden në France, të zbatojnë me përpikmeri instruksionet e autoriteve franceze për menaxhimin e situatës.

Ambasada e Republikes së Shqipërisë në Paris ka vënë në dispozicion për shtetasit shqiptarë, numrat e emergjences: +33 625 15 96 69 dhe +33 782 44 77 95.

Në Paris të premten vonë janë kryer disa sulme të armatosura me bomba, ndërsa objektivi ishte një lokal në afërsi të stadiumit të futbollit, salla e koncertit dhe restorante, duke u shkatur mbi 120 viktima.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Francës ka patur informimi se në mesin e viktimave dhe të të plagosurve në sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris nuk ka shtetas të Maqedonisë. Kjo është konfirmuar për AA nga Ambasada e Maqedonisë në Paris, ku theksohet se ambasada është informuar nga autoritetet franceze.

Loading...