Sipas Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM), nuk ka liri të mediave me gazetarë të frikësuar.

Nga kjo organizatë e gazetarëve shtojnë se ky profesion lufton për të drejtën Kushtetuese të secilit qytetar që të jetë i informuar me fakte të besueshme.

Sindikata vlerëson gjithashtu se disa vite me radhë në raportet për lirinë e Mediave, Maqedonia vlerësohet si vend ku gazetarët paguhen pak dhe punojnë kushte të pasigurta, respektivisht rrogat janë më të ulëta se 300 euro, që është shumë poshtë nivelit të rrogës minimale në Maqedoni.

Po ashtu shtojnë se është koha e fundit që në Maqedoni çështjet për kushtet profesionale dhe të punës të gazetarëve dhe punonjësve medial të jenë në qendër të debatit mbi atë se çfarë media duam në Maqedoni.

Loading...