Prej nesër do të kontrollohen kartonët e të gjithë fëmijëve në vend dhe do të bëhet evidentim i numrit të fëmijëve që kanë pranuar vaksinën kundër fruthit.

Sot nuk janë regjistruar raste të reja të infektuarve nga fruthi, mjekët thonë se me kujdes e ndjekin situatën.

Për momentin, pesë fëmijë janë sëmurë nga fruthi dhe janë dërguar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ku fëmiu më i vogël është 1 vjeç, ndërsa ai më i vjetër është 11 vjeçar dhe asnjëri prej tyre nuk ka pranuar vaksinën e detyrueshme MMR.

Të gjithë fëmijët janë nga qyteti i Shkupit, nga vendbanimi Kolonia, komuna e Gazi Babës dhe asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike. Mjekët apelojnë që prindërit të kryejnë vaksinimin e fëmijëve në kohën e duhur.

Loading...