Nuk mund të arrestohen gjithë ata që mendojnë si Albini!

QENAN ALIU

Pa hezitim mendojë se opozita në Kosovë ka zgjedhur ndoshta veprimet jo të lejueshme për demokracitë parlamentare. Por thellë jam i bindur se fluidi shpirtëror i Albin Kurtit quhet Kosovë ndërsa indi shpirtërori tij quhet Bashkimi i tokave shqiptare padrejtësisht të ndara. Unë jam legalist, prandaj kam ndarë mendimin se lidhur me ,,Zajednicën,,duhet pritur verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Por, diçka më brenë shpirtin tim si një shqiptarë, e jo për të shprehur ndonjë paternalizëm, sepse nuk jam unë ai që mund të jem paternalist. Andaj si është e mundur të zbatohet ndonjë vendim i autoriteteve shtetërore për privimin dhe paraburgosjen e Albin Kurtit, ditën e një feste gjithë kombëtare. A nuk mundej më parë apo më pas? Ku do të ikte Albin Kurti, kur ai është deputet në Kuvendin e Kosovës i zgjedhur nga qytetarët e saj? Ku mund të ikte ai? A mund të ikë dikush nga toka e tij arbërore, kur me ngulm sipas bindjes dhe të drejtës për mendimin e lirë kërkon Bashkimin e tokave shqiptare. Po kur ai ka dalur në protestë por edhe të festojë pse duhet arrestuar deputeti. Kjo nënkupton sikur të arrestosh shumë shqiptarë ditën e festës kombëtare që mendojnë si ai. Po a nuk thonë se edhe gjarpri nuk të kafshon kur ti je duke ngrënë bukë, apo duke pirë ujë ! Andaj pse duhet arrestuar Albinin pushteti shqiptarë kur ai proteston dhe feston njëkohësisht për atributet më sublime të po atij populli dhe pushteti. Fundja nëse bombat lotsjellëse qenkan ndonjë armë aq e rrezikshme, atëherë pse duhet përdorur policia në mbar botën por edhe në Kosovë, pse ? Albini, fundja ka sjellë lotët edhe të kolegëve të tij në sallën e Kuvendit, po ashtu shqiptarë, jo për Albinin dhe kundër tyre për kundër ,,Zajednicës,,. Është diçka e pa qartësuar, kjo ,,Zajednicë” sipas tekstit të marrëveshjes në gjuhën serbe dhe në anglishte, paska fuqinë e Kushtetutbërjes, që mundeshka ti kundërvihet Kushetutës së Kosovës. Ky nocion në gjuhën shqipe është e përkthyer -Kuvend Themelues-. Pra duhet pritur verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje shumë serioze, ndërsa Albin Kurti duhet të lëshohet në liri me bashkëmendimtarët e tij. Edhe sikur e dhe të gjobitet në pajtim me Ligjet e vendit për veprimin e tij mund të justifikohet, por Albin Kurti nuk ka bërë krim me lotësjellsat e tij. Sepse ai dëshiron të detyrojë të nxjerrin lotë për këtë lajthitje të Brukselit dhe Serbisë edhe pushtetarët që janë akomoduar në kolltuqet e taksapaguesve edhe të përkrahësve të vezëve dhe lotësjellësve.

 

Loading...