Taulant Seferi nuk po ndalet. Kapiteni i Shpresave të Shqipërisë ishte heroi i skuadrës së tij Winterthur në suksesin me shifrat 2-3 kundër Aaraus, në javën e 10-të Ligës së dytë të Zvicrës.

Një sukses i rëndësishëm ky për Winterthur që falë lojtarit tonë ngjitet në vendin e tretë të kampionatit me pretendime për të luftuar për titullin e kampionit. Seferi e shënoi golin e tij në fillim të pjesës së dytë (47’) për avantazhin prej 1-2.
Kumanovari u gjend në zonën e rreptësisë dhe pasi mashtroi dy lojtarë kundërshtar gjuajti me të majtën, duke shënuar gol të bukur. Ishte ky goli i katër i tij në këtë sezon.

Ndërsa, në minutën e 62-të, bëri një pasim perfekt, ku me thembër pasoi topin për bashkëlojtarin e tij Slishkovic i cili shënoi për 2-3.

“Jam shumë i lumtur për fitore, golin dhe asistin. Ishte një ndeshje perfekete nga ana jonë, ku të gjithë lojtarët e dhanë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Seferi, i cili gjatë ditës së hënë do ti bashkohet ekipit kombëtar të Shpresave për ndeshjen me Spanjën në “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Pas këtij suksesi, Ëinterthur ka tubuar 17 pikë, një më pak se lideri Wil 1900.

Linku i golave: http://www.sfl.ch/challengeleague/matchcenter/match/201819/aar-win-13473/

Loading...