“Merkato” televizive duket se nuk perfunduar ende.
Disi surprizuese për ata që janë mësuar ta shohin gjithnjë në ekranin e TVSH por Aulona Minga ka vendosur ta ndërpresë këtu rrugëtimin e saj në këtë televizion ku drejtonte emisionin e pasdites.

Gazetarja e njohur, mëson newsbomb.al, pas 20 vitesh punë ka dhënë dorëheqjen nga TVSH dhe i ka thënë “PO” një oferte tunduese nga televizioni i ri CNN i cili ka mbledhur rreth vetes një sërë emrash të njohur të ekranit.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë në këtë televizion Aulona e cila duhet thënë, është një nga figurat gazetareske më të dashura për publikun shqiptar. /newsbomb.al

Loading...