Nuk ta ditëm vlerën Rufi Osmani, i mungon popullit ….

Sot është një nga datat (09.07.1997) kur filloi forcimi dhe qëndresa e çështjes shqiptare në Maqedoni, me në krye Rufi Osmanin. Ditë kjo në të cilën brutaliteti dhe shtypja shtetërore, u tregua e pamëshirshme ndaj shqiptarëve gostivaras, për një të drejtë elementare: Valëvitja e flamurit shqiptar!

Shtypja shtetërore për shqiptarët po vazhdon edhe sot e kësaj dite, përmes diskriminimeve të shumta në të gjitha sferat shoqërore. Andaj, le të angazhohemi të gjithë, që të mësojmë prej sakrificave dhe “luftërave” të paraardhësve tanë, ngase e ardhmja jonë e përbashkët duket se, do të jetë ende me përplot gjëmba e mundime. Prandaj rrugën tonë të mbetur duhet ta ecim me ngulm, vendosshmëri dhe njerëzi.

Sepse, fundja s’ka kush e ndal një popull për të realizuar aspiratat e kahmotshme kur është i bashkuar rreth #parimeve dhe drejtësisë. /g.g.

Loading...