Kryeministri Zoran Zaev, sot ka paralajmëruar se së shpejti do të vendoset numëratori në Portën Maqedonia, i cili do të duhet të numërojë kthimin e parave të vjedhura nga buxheti shtetëror nga ish pushteti i kaluar, njofton Potalb.

Ashtu siç tha Zaev, numëratorin do ta paguaj nga xhepi i tij dhe do t’ia dhurojë Ministrisë së Kulturës. Pasi që të mbarojë funksioni i tij, sipas të gjitha gjasave numëratori, sipas të gjitha gjasave do të shfrytëzohet për të treguar temperaturën në Shkup.

“Numëratori do të tregojë ashtu siç do të mbarojnë proceset gjyqësore dhe siç institucionet nga fusha e hetimeve financiare do t’i mbledhin paratë të cilat janë marrë nga buxheti. Ky është premtim që e kam dhënë në opozitë duke kërkuar nga qytetarët mbështetje. Ky premtim do të plotësohet këto ditë, gjithsesi, nëse do të mbarojnë të gjitha aspektet juridiko – formale. Ajo nënkupton që pas mbarimit të funksionit do t’i dhurohet Ministrisë së Kulturës dhe institucionit që është pronar i Portës ku do të vendoset numëruesi. Pasi që të kthehen të gjitha paratë, numëratori sipas të gjitha gjasave do të tregojë temperaturën, gjerësinë dhe thellësinë gjeografike të Shkupit dhe ngjashëm”, deklaroi Zaev.

Jo-zyrtarisht flitet që numëratori do të vendoset të mërkurën. Ndryshe, ky premtim i Zaevit është që në vitin 2016-të. Deri më tani, disa herë është premtuar, megjithatë nuk u vendos. Numërator të tillë ka gjithashtu edhe në New York, në të cilin numërohet borxhi publik i cili është mbi 19 trilionë dollarë. Përveç SHBA-së, numërues të borxhit publik ka edhe Gjermania i cili është vendosur në Berlin.

Ndryshe, borxhi publik i Maqedonisë është rreth 5.93 miliardë euro, ose çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh 2.616 euro. Borxhi publik si përqindje nga BPV është 49.16%.

Vetëm në vitin 2018-të, borxhi publik është rritur për mbi 500 milionë euro, ndërkaq për të njëjtin vit, kamata e borxhit është 152.966 milionë euro.

Loading...