Nuredini, “thikë” Klanit të Kërçovës: na vratë, e na burgosët, tani po na vëndoni lule!

Një ndër figuarat e shquara të luftës së UÇK-së nga Derveni i Shkupit, Azbi Nuredini, ka goditur ashpër klanin e Kërçovës, i cili tani e 15 vite vrau e burgosi, solli gjithë të këqijat shqiptarëve, dhe tani po vendos lule mbi varret e dëshmorëve.

Azbi Nuredini

Kush janë këta njerëz që mbi varret e dëshmorëve me “lule” në dorë e me pamje vrastare po shqetësojnë dëshmorët e kombit?!

Po kush janë këta?
Nga cili drejtim erdhën?

Janë po këta njerëz që me pushtetin e tyre bënë më shum varre nga ish shokët tanë të luftës se sa vet lufta!

Janë po këta njerëz që për katërmbëdhjet vitet e pas luftës së 2001-shit i rrasën burgjet me ushtarët e 2001-shit vetëm se nuk iu nënshtruan politikave të tyre!

Janë po këta njerëz që rrasën burgjet me kaq shum shqiptar të pafajshëm me dënime të përjetshme sa që s’mban mend historia në këto troje, për krime që kurrë nuk i kishin bërë!

Janë po këta njerëz që shkurtuan flamurin kombëtar për të zmadhuar dhe zgjatur karriget e tyre!

Janë po këta njerëz që nënshtruan çdo intelektual, student, teolog, biznismen, ndërsa të padëgjueshmit i shkatëruan i burgosën ose i vranë!

Janë po këta njerëz që krenarinë e arritur të 2001-shit e shëndrruan në zi kombëtar!

Mallkuar qoftë dita që ju dolët në ball të popullit tim!“- ka shkruar Nuredini.

Ditë më parë ish zv.kryeministri Musa Xhaferi dhe zv.drejtori i ELEM Fatmir Limani, të dy familjar të afërt të kreut të BDU-së Ali Ahmeti,  në 15 vjetorin e Betejës së Haraçinës vendosën lule mbi varret e dëshmorëve në Haraçinë./Fakte/

Loading...