Nusja me kancer u martua 18 orë para se të vdiste

Historia e një nuseje e cila vdiq nga kanceri 18 orë pasi u martua, ka thyer zemrat e shumë njerëzve nëpër botë.

Heather Mosher, nga Connceticut, SHBA, u martua me burrin e saj, David Mosher disa ditë para Krishtlindjes, duke e përshpejtuar martesën e tyre pasi çifti frikësoheshin se Heather nuk do t’ia dilte të ishte gjallë në ceremoninë e 30 dhjetorit.

Dhe tani fotografitë e martesës të publikuara nga shoqëruesja e nuses Christina Karas janë bërë hit, me shumë njerëz që janë prekur nga vullneti i Heather.

Shumë njerëz mendonin se ajo nuk do t’ia dilte edhe për shumë gjatë, por Heather ishte një luftëtare. Por me dasmën e caktuar për 30 dhjetor, Heather pikëllohej se nuk do të arrinin ta bënin.

Doktorët i rekomanduan çiftit që ta bëjnë martesën më herët. David dhe Heather u martuan më 22 dhjetor të rrethuar nga familjarët dhe miqtë. Ajo vdiq më 23 dhjetor, 18 orë pasi u martua.

Loading...