Ish ambasadori i SHBA në Izrael Dan Shapiro ka deklaruar se ambasadorja amerikane pranë KB në largim Nikki Haley mendon të kandidohet për presidente të SHBA.

“Nikki Haley synon të kandidohet për presidente, nëse jo në vitin 2020 atëherë në vitin 2024. Ajo ka fituar reputacion të mjaftueshëm ta mundë Trumpin (presidentin e SHBA) dhe skandalet e tij”, ka thënë Shapiro për radion ushtarake izraelite.
Mirëpo Haley e ka mohuar se ka çfarëdo planesh për këtë funksion.
Mediet izraelite përkujtojnë se Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë sqarim për dorëheqjen e saj të publikuar dje, përveç dëshirës së saj të largohet pas dy vjetëve pune në Kombet e Bashkuara.
Haley, nënë e dy fëmijëve të cilët janë në kolegj, pretendohet se të ketë thënë Trumpit se është në shërbimin publik tashmë 14 vjet dhe se dëshiron “pushim” në mënyrë të fitojë më tepër para në sektorin privat.

Në një pritje të organizuar në Nju Jork në fund të vitit të kaluar, Haley pat thënë se bashkëshorti i saj ka origjinë shqiptare, shkruan Gazeta Lajm.
Ja si raportoi atëherë Top-Channel, për paraqitjen e Haleyt.
“Haley i bëri komentet gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane. Diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.
“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley.

Loading...