Kontradiktat të shumta kanë shpërthyer pasi një nxënës në hapjen e një shkolle të mesme shqiptare në Kretë ishte fotografuar me një zyrtar të Tiranës duke veshur një t-shirt me një hartë ku pjesë të Greqisë pretendohen si të Shqipërisë.

Sipas faqes së internetit FlashNeës.gr shkolla u përurua në fshatin Paleochora me pjesëmarrjen e një zyrtari nga ambasada e Shqipërisë. Ai vlerësoi iniciativën e autoriteteve greke dhe tha se ishte krenar që fëmijët shqiptarë tani mund të mësonin gjuhën e tyre amtare në mënyrë korrekte.

Megjithatë, një foto e zyrtarit që qëndronte prapa një studenti që mbante një bluzë me një hartë të “Shqipërisë Etnike” nxiti reagime tek përdoruesit e mediave sociale në Greqi. Harta përfshin territorin grek të Epirit dhe mbante sloganin nacionalist shqiptar Autokton.

 

Loading...