Nxënësit e Çerkezit të Kumanovës mësojnë si në kohën e okupimit serb në Kosovë (Video)

Po bëhen gati që të hynë në shkollë…

Por shkolla e tyre është një objekt që dikur ka qenë çajtore.

Edhe pse në podrum, fëmijët e lagjes Çerkez janë të lumtur që mësimi po fillon.

Por nga kjo situatë nuk ishin të gëzuar prindërit.

“Unë si prind mendoj se kjo hiç nuk është rregull ose të shtyhet procesi edukativo arsimor dhe nxënësit të rrinë në shtëpi dhe kjo punë nuk shkon kështu në podrume e shtëpi private, ata kanë nevojë të dalin. Ai nxënës nuk mund ashtu të arrijë sukses”, u shpreh Prindi.

Drejtori Hakik Jahiu, thotë se kanë marrë lejen prej prindërve, e ata nuk kanë dashur që të zhvendosen në një shkollë tjetër deri sa të përfundojë riparimi i objektit aktual.

“Me prolongimin e këtij mund të humbiste i gjith projekti. A e dini ju se kohët e fundit si ka qenë gjendja e mjerueshme në shkollën tonë, ku kemi pasur dyert e thyera, kemi pasur dysheme të plasaritura dhe mure të çara, nuk kemi pasur nxemje qendrore.

01-56 -Me lejen e prindërve, komunës dhe me lejen e Ministrisë së Arsimit, ne kemi biseduar edhe me disa qytetarë të fshatit, na kanë lejuar që t’i shfrytëzojmë në objektet e tyre si klasa, deri sa të mbarojnë punimet këtu. Tri klasa shfrytëzojmë ne në shkolla edhe katër vende në afërsi të shkollës”, por në objekte private”, tha Hakik Jahiu.

E në objekt punohej edhe sot.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, tha se punimet pritet të përfundojnë këtë muaj.

“Besoj se  gjatë muajit të ardhshëm me ritëm të përshpejtuar të punëve ndërtimore do të përfundojë ky projekt kryesor për adaptim të një pjese të caktuar të hapësirave të shkollës, ndërsa gjithashtu në pajtim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është gjetur zgjidhje që nxënësit gjatë kësaj kohe të ndjekin mësim me orar të shkurtuar në hapësira të adaptuara të shkollës. Ne si Komunë propozuam që nxënësit të ndjekin mësim në shkolla të tjera për një kohë të shkurtër, por një gjë e tillë nuk u pranua nga vetë ekipi drejtues i shkollës, dhe besoj se gjatë periudhës së ardhshme kur të përfundojë ky projekt, nxënësit do të mund të mësojnë në një shkollë tërësisht të re”, u shpreh Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Riparimi i shkollës kushton mbi 3 milion denarë, kurse në këtë shkollë mësojnë 520 nxënës./tv21.tv

 

Loading...