Disa të grisura, disa të tjera janë të tërhequra dhe nuk janë kthyer, të tjerat nuk janë botuar dhe vonojnë porositë. Edhe këtë vit, e njëjta fotografi me librat, ashtu sikur edhe në çdo fillim të vitit shkollor, shkruan “Meta“.

Derisa priten komplete të reja, në orë shfrytëzohen libra të vjetra, një pjesë e të cilave janë të grisura dhe të dëmtuara. Edhe pse prej disa viteve ka ligj për librat, i cili parasheh që fëmijët t’i ruajnë dhe t’i kthejnë të padëmtuara, megjithatë, ato po kthehen në gjendje edhe më të keqe se sa kur janë marrë në fillim të vitit shkollor.

Pse nxënësit çdo vit nuk kanë problem me librat? Nxënësit nuk i ruajnë, apo librat janë jo-kualitative që shpejtë dëmtohen?

Madje drejtoresha e Shërbimit Pedagogjik, në kompetencën e së cilës është furnizimi i librave në shtet, pranon se thuajse nuk funksionon sistemi i pagesës për dëmin e bërë, i cili është vendosur përpara një dekade, pasi që nxënësit filluan t’i marrin librat falas.

“Unë kam punuar në shkollë dhe po, është rëndë të detektohet ai i cili e ka bërë dëmin, pasi që prindërit shpesh thonë se fëmijët e tyre i kanë marrë librat e grisura”, thotë Vanja Veleva për “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Bibliotekistët e shkollave të cilët janë të obliguar për tërë administratën, pranim dhe ruajtje të librave në biblioteka thonë se vitet e kaluara, në disa lëndë ka ndodhur të mos arrijnë librat, por shpejtë është mbuluara mungesa.

“Kur do të ketë ndonjë qethje të re të ligjeve, duhet të ulet afati i përdorimit të librave, pasi që sipas afatit ligjor, përdorimi i librave për 5 vjet është shumë i gjatë për shfrytëzim. Thjeshtë nuk mund të ruhen, pasi që shumë gjatë shfrytëzohen. Veçmas, edhe nëse nuk janë të punuara në mënyrë kualitative, nëse ka lidhje jo të mirë të fletave, nëse nuk janë të ngjitura si duhet etj. Këtu fëmijët nuk janë fajtor për dëmtim”, thotë bibliotekistja në shkollën fillore të Aerodromit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës distancohet nga dëmet e bërë. Prej atje informojnë se distribuimi i librave vetëm se ka filluar nëpër shkolla, ndërkaq pritet që të bëhet edhe shtypja e 22 librave të reja.

“Çdo shkollë në pajtueshmëri me obligimet ligjore, duhet që ta kontrollojë dhe ta zbatojë obligimin lidhur me sistemin e pagesës për librat e dëmtuar, pasi që ata mund ta shohin drejtpërdrejt situatën”, thonë nga MASH.

Loading...