Kuriozitete

Nxirret në ankand tasi 1000 vjeçar, shitet me një shumë marramendëse

Nxirret në ankand tasi 1000 vjeçar, shitet me një shumë marramendëse

Një tas 1000 vjeçar nga Dinastia Song e Kinës është shitur në ankand për një çmim rekord në Hong Kong.Tasi prej porcelani është shitur me një shumë marramendëse prej 38 milionë dollarë.

Përfaqësues të Sotheby, nga vendi ku u mbajt ankandi, tha se ena e rrallë Ru-ware është shitur pas 20 minutash ofertash të tensionuara.

Blerësi i tasit ngjyrë blu në jeshile, ka vendosur që të mbetet anonim. Oferta filloi me 10.2 milion dollarë deri sa u arrit tek oferta fituese.

Ru-ware ka thyer rekord në çmim, pasi vendin e mëparshëm e mbante një gotë vere e dinastisë Ming që u ble nga financier Liu Yiqian, i cili ka punuar si shofer taksie por tani është një njerëzit më të pasur të Kinës dhe koleksionues i artiti të vjetër.

/Oranews.tv/

To Top