Se si po merret Federata futbollistike e Zvicrës me Valon Behramin, është e parespektueshme. Ai, në mënyrë të sërishme po duket i stërngarkuar.

Në rastin e Valon Behramit dhe daljes në pension nga ekipi kombëtar zviceran i futbollit, pyetjet po mbeten pa përgjigje. Ajo që është e sigurt: Federata futbollsitike e Zvicrës (SFV) ka humbur edhe një herë kontrollin mbi një çështjeje delikate.

Pasi Behrami, në një intervistë me televizionin e Tiçinos pohoi se trajneri kombëtar Vlladimir Petkoviç e kishte “larguar nga zyra”, shoqata tha se ky nuk është nuk është vendimi përfundimtar. Dobësitë komunikuese të Petkoviqit kanë qenë të njohura dhe të toleruara edhe më parë nga federata. Që nga largimi i Kupës së Botës, Petkoviç ka qenë i heshtur, megjithëse do të duhet të spjegojë shumë gjera. Nëse ai nuk ka arritur ta udhëzonte Behramin saktësisht, nëse ai ka një të ardhme në ekipin kombëtar apo jo, kjo do të ishte serioze dhe do të shkaktonte pasoja. Se si shoqata dhe trajneri kombëtar po merren me lojtarin më të merituar të skuadrës aktuale është mosrespektuese dhe dëshmon mungesën e ndjeshmërisë, shkruan “NZZ”.

 

Deklaratat e Behramit gjithashtu bëjnë të qartë se çfarë shkoi keq në ekipin kombëtar për shkak të deklaratave të qytetarëve me shtetësi të dyfishtë, të sekretarit të përgjithshëm Alex Miescher, një muaj më parë. Marrëdhënia në mes të ekipit dhe majës së federatës është thyer. Behrami thotë se vendimi kundër tij është politik; ai kishte kundërshtuar disa persona në federatës. Tani duket se Behrami është sakrifikuar në vend të Miescher. Kjo do të ishte një sinjal fatal.

Paradoksi i historisë: Për sa i përket përmbajtjes, vendimi do të ishte i guximshëm dhe i drejtë për tu thënë lamtumirë Behramit dhe lojtarëve të tjerë me përvojë. Formati i ri i Ligës së Kombeve, ofron krahasime të ekipit kombëtar me kundërshtarët në një nivel të lartë në muajt e ardhshëm, kualifikimi për KE 2020 do të fillojë pas një viti. Do të ishte koha më e mirë për ndryshime rrënjësore.

Por SFV nuk ka arritur ta rregulloj këtë gjë me stil, me Behramin. Ai përsëri është i stërngarkuar dhe i çorientuar. Fakti që ai e humbi sovranitetin e komunikimit në histori dhe u desh t’i përgjigjej një vale lajmesh, është e vështirë të mposhtet për diletantizëm një shoqatë ambicioze dhe financiarisht e pacenuar e futbollit të padenjë.

 

Lidhur me largimin e Valonit nga ekipi helvet, janë shkaktuar me mijërë e mijëra reagime. Njëri ndër to është edhe reagimi i kreymjekut shqiptar nga Zvicra, Dr. Florim Cuculi, i cili para disa ditëve i ngrohi zemrat e lexuesve shqiptarë me profesionin e tij në fushën e mjekësisë.

Në një shenjë proteste për largimin e Valonit, mjeku shqiptar ka postuar një foto në të cilën kanë dalur së bashku me Valonin. Fotoja daton nga data 26 mars i këtij viti, në të cilën mjeku “thumbon” ndjekësit e tij se kush e ka mjekrrën më të mirë në mes tyre.

Loading...