Komisioni Parlamentar i Sigurisë është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetëve Flamur Noka dhe kryetares së komisionit Ermonela Felaj, në lidhje me situatën e të përmbyturve në Shqipëri.
Flamur Noka i ka marrë mikrofonin socialistes ndërsa deputetja ka reaguar menjëherë duke u larguar nga salla.
Noka: A ka mundësi kur të kërkoj unë fjalën mos të thoni njeri.
Felaj: Turp
Noka: Pusho, s’ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë. Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s’ma ndalon dot mua jo Salmonela, po askush. O çun, pusho, ec aty. /albeu.com/